Nga të gjithë është vlerësuar si më I miri në ndeshjen e fundit me Skënderbeun. Bëhet fjalë për mesfushorin 23 vjeçar shkodran Arsen Hajdari. Ky duket se është sezoni I shpërthimit të tij por ajo çfarë konstatohet është se pagesa  e këtij futbollisti është qesharake. Pikërisht për këtë arsye, specialisti I njohur I futbollit Ramazan Rragami, do ta ngrinte si çështje teksa do thoshte: “Mendoj se drejtuesit e klubit duhet t’I shikojnë disa gjëra. Nuk është aspak normale që një lojtar si Hajdari I cili po tregon një formë shumë të mirë, është nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, vazhdon të paguhet me 200-300 mijë lekë të vjetra në muaj ndërsa lojtarët e huaj që kanë ardhur tek Vllaznia të paguhen me mijëra euro. Nuk duhet menduar se ky është shkodran dhe nuk duhet ta paguajmë aq sa duhet”. Shqetësimi I tij në fakt është I drejtë dhe ka kohë që konstatohet tek Vllaznia. Hajdari paguhet 380 mijë lekë të vjetra në muaj, Gjini 260 mijë lekë, Karakaçi, Bardulla, Tafa,  paguhen vetëm me nga 200 mijë lekë në muaj ndërsa Brnoviç vetëm për 4 muaj ka marrë 22 mijë euro, Jabllan 15 mijë euro etj.

www.shkodrasport.com