
Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë e ka humbur ndeshjen e rradhës në kampionat. Atë që ka luajtur pikërisht pasditen e sotme ndaj Teutës së Durrësit. Ndeshja është zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe është fituar nga durrsakët me rezultatin 3-0. Ata e kanë nisur takimin me një epërsi të dukshme, duke përfituar edhe nga gabimet e shumta të vendasve dhe për rrjedhojë, e kanë fituar setin e parë në shifrat 25-12. Vetëm 12 pikë për Vllazninë e ky është treguesi më i mirë i nisjes së keqe që ajo i bëri ndeshjes. Në setin e dytë djemtë e trajnerit Artan Kalaja korigjuan diçka duke rivalizuar deri në fund megjithatë e humbën edhe atë në shifrat 20-25. Edhe në setin e tretë, loja e shkodranëve rritet megjithatë pa arritur ta fitojnë atë sepse mbyllet 22-25 në favor të Teutës. Me këtë humbje, Vllaznia vazhdon të jetë në vendin e katërt të renditjes duke pritur kësisoj fazën e play-off-it ku do tentojnë ndoshta të bëjë mrekullinë për të synuar daljen në finale fillimisht dhe pastaj pse jo edhe titullin kampion megjithatë kjo ka pak shpresa të ndodhë ngaqë Teuta dhe Studenti kanë ekipe më të mira aktualisht.
www.shkodrasport.com