Vllaznia ka dalë në fushën e stërvitjes dhe në Shkodër flitet për projekt, por titullarët e sezonit të shkuara apo dhe që kanë kontribuar në Superiore vite më parë nuk janë bashkuare ende me kuqeblutë.
Nga sa bëhet e ditur, Marku, Gocaj, Bardulla e Hajdari ende nuk janë ulur që të flasin me drejtuesit dhe të bisedojnë në lidhje me rinovimin ose jo me skuadrën ‘mëmë”. Duhet thekuar se për lojtarët ka interesim edhe nga skuadra të tjera të elitës apo nga Kosova.
Gjithsesi, brenda kësaj jave do të përcaktohet zyrtarisht e ardhmja e katër shkodranëve që kanë goxha eksperiencë me Vllaazninë, por edhe në Superiore, nëse do të firmosin me kuqeblutë apo do të largohen duke pranuar ofertat e skuadrave të tjera./vipsport/