HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia këmbëngul prej ditësh, mesfushori shkon në Bosnje

Vllaznia këmbëngul prej ditësh, mesfushori shkon në Bosnje

Amir Kahrimanovic është emri që ka qarkulluar se mund ti bashkohet Vllaznisë në këto ditë. Mesfushori që spikati me Erzenin sezonin e shkuar, është në radarin e kuqebluve. Dhe duket se palët janë shumë pranë një marrëveshjeje.

Megjithatë “Shkodra Sport” mëson se 24-vjeçari për momentin është me pushime në Bosnje. Ku po shijon pushimet së bashku me familjen e tij. Por ai që po merret me bisedimet me shkodranët është Indri Caca.

Menaxheri i kroatit të cilit i janë besuar negociatat, që për momentin po mbahen konfidenciale nga të gjitha palët.

Amir Kahrimanovic u bë i njohur sezonin e shkuar në futbollin tonë. Ku surprizoi të gjithë në rradhët e Erzenit dhe madje duke spikatur me gola. Duke shënuar 8 të tillë dhe duke qenë një nga lojtarët kryesorë të shijakasve. Nga ana tjetër edhe Vllaznia është në kërkim të një fantazisti që mungon prej kohësh në rradhët e kuqebluve. Endri Çinari

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments