Laçi pasi mposhti Kukësin javën e kaluar, dhe Tirana humbi ndaj Kastriotit, vendi i parë për kurbinasit është vetëm 3 pikë larg.

Java e 22-të ka rezervuar një supersfidë dhe është pikërisht përballja mes Laçit dhe Tiranës që do të luhet në “Air Albania”, ditën e shtunë ora 16:45.

Një fitore e skuadrës së Mirel Josës do të thotë që Orges Shehi do të duhej t’iu dërzojë kurbinasve “çelësat” e superiores, dhe që diçka e tillë të ndodhë Laçit i kthehet golashënuesi i ekipit që ndaj verilindorëve ishte mungesa e madhe.

Salido Guindo është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Josa për supersfidën ndaj Tiranës. Sulmuesi është një nga lojtarët kryesor të skuadrës pasi në 20 ndeshje këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe garon me Seferin për “Këpucën e Artë”.

Një rikthim me peshë kjo për bardhezinjë të cilët ndaj bardhebluve në “Air Albania” do të ketë një armë plus.

Në dyshim për sfidën me bardheblutë janë dy sulmuesit e tjerë, Harmon dhe Zarubica që vazhdojnë fazën e rikuperimit, por nuk dihet ende nëse do të jenë gati apo jo.