Barcelona është një nga skuadrat aktive e cila po shqyrton çdo lojtarë që në fund të sezonit del i lirë, dhe drejtuesit kanë filluar punën për të pikasur të duhurit për t’i transferuar në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm.

Një nga ata lojtarë që më 30 qershor është i lirë, është edhe sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala.

Sipas gazetës “Sport”, Dybala është i gatshëm të nënshkruajë me Barçën, i vetëdijshëm se në të kaluarën ka pasur interes për nënshkrimin e tij, duke pasur parasysh se rinovimi me Juventusin është i pamundur edhe për shkak se ardhja e Dushan Vlahovic, ka bërë që sulmuesi argjentinat të mos jetë më lojtari kryesor i sulmit të “Zonjës së Vjetër”.

Nuk është hera e parë që Barça dhe Dybala kontaktojnë njëri-tjetrin. Tre sezone më parë, klubi blaugrana ofroi një çmim transferimi, por ai nuk u negociua kurrë.

Merkatoja e verës mund të jetë vendimtare për Dybalan dhe Barçën në transferimin e sulmuesit në “Camp Nou” dhe rrugës mes tyre mbeten të hapura, me argjentinasit që edhe vetë dëshiron të luajë në La Liga.