Vllaznia I është rikthyer përgatitjeve ditën e djeshme pas pushimeve për festat e fundvitit. Skuadra shkodrane pritet të jetë e plotë vetëm ditën e diel ku pritet të mbërrijnë të gjithë lojtarët si dhe trajneri Mirsad Jonuz.

Drejtuesit e klubit po mendojnë që minifazën përgatitore ta zhvillojnë në Ohër, aty ku do të kryejnë edhe disa teste miqësore dhe kjo minifazë pritet të startojë javën e ardhshme.

Siç raportojnë mediat, me skuadrën do të bashkohet edhe braziliani Hygor që do të mbërrijë në datën 15 janar. Mesfushori u larguar drejt vendlindjes së tij për shkak të problemeve shëndetësore të nënës së tij dhe mungon prej disa ndeshjesh.

Vllaznia po mendon edhe për merkaton kur do të ketë disa largime nga lojtarët e huaj si Emerson, Ëenderson dhe Ristevksi që nuk kanë bindur me paraqitjen e tyre.

Gjitashtu në merkaton në hyrje dëshira e madhe mbetet Rubin Hebaj, por për lojtarin do të pritet deri në fund pasi në rast se nuk arrin të gjejë një skuadër jashtë vendit me shumë mundësi do të firmos në Shkodër.