Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, po kërkon të integrojë herë pas here lojtarë nga grupmoshat e akademisë duke iu dhënë shansin të stërviten me ekipin e parë, edhe pse kanë ende moshën për të luajtur me U-17 apo U-19.

Së fundmi, pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë në stërvitje janë bërë edhe tre të rinj shkodranë, që janë grumbulluar edhe me Kombëtaret, pikërisht Paolo Pjeshka, Rejan Alivoda dhe Flori Spahija.

Shkodranët njihen për politikën e tyre për tu mbështetur tek të rinjtë, ku jo pak herë kanë nxjerrë futbollistë me emër në kampionatin shqiptar, dhe më gjerë.

Drejtuesit e klubit duket se sivjet do te fillojne t’i hedhin syte me shume tek elementi i ri dhe gradualisht ai do t’i bashkohet ekipit te pare ne menyre qe te mos kete nevoje per shume blerje.