Vllaznia do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Ballshit, ku e pret skuadra e Bylisit, e cila lufton për mbijetesë dhe në fushën e saj, gjithmonë i ka hapur probleme skuadrave të tjera.
Megjithatë, kuqeblutë do të kërkojnë vetëm fitoren dhe tri pikët në transfertë me Bylisin, ekip që është shfaqur me luhatje deri në këtë fazë të sezonit.
Sigurisht që, në “Adush Muça” misioni i shkodranëve nuk është i lehtë, por gjithsesi ata do të tentojnë gjithçka për gjithçka. Nga sa është parë në seancat stërvitore, trajneri maqedonas i Vllaznisë, Goçe Sedloski, ka projektuar një formacion dhe një ekip me detyra sulmuese.
Megjithatë, se sa do të bëhet realitet një gjë e tillë, mbetet për t’u parë nesër në fushën e blertë. Ndeshja Bylis-Vllaznia do të luhet pasditën e nesërme në stadiumin “Adush Muça”, duke nisur nga ora 16:00.
Maringlen ZHIVANI