Vllaznia në javën e katërt të Superligës do e gjejë veten sërish në transfertë. Shkodranët do jenë vizitorë në Korçë, ku përballë do kenë Skënderbeun. Një takim ky jo pak delikat për kuqeblutë, që do kenë përballë korçarët që kërkojnë fitoren e parë të sezonit.

Por, kjo do jetë një ndeshje e veçantë për dy sulmuesit e skuadrës korçare. Bëhet fjalë për dy shkodranët Belajdi Pusi dhe Ardit Nikaj. Të dy futbollistët e formuar tek akademia Vllaznia, këtë sezon janë pjesë e juglindorëve dhe do mbrojnë ngjyrat bardhekuqe.

Pusi është në sezonin e tij të tretë tek “ujqërit” ku në të shkuarën edhe ka shënuar kundër Vllaznisë apo edhe ka qenë pjesë e kuqebluve, ku madje me fanellën e Vllaznisë ka gjetur edhe rrjetën.

E nga ana tjetër ky është sezoni i parë si profesionist për Ardit Nikajn, që ka zgjedhur të përfaqësojë Skënderbeun si fillim.

Një ndeshje e veçantë për dyshen sulmuese shkodrane të shtunë. Një përzierje emocionesh sepse së ardhmes kurrë nuk i dihet dhe ata sërish një ditë mund ti shohim të mbajnë veshur fanellën e Vllaznisë.
Endri ÇINARI