Ditet e fundit ne Shkoder eshte zhvilluar edicioni i trete i Kupes “Autochthonous” per kategorite u-9 dhe u-11 me pjesemarrje e 12 ekipeve nga Shkodra, Tirana etj.

Ne finale u ndeshen ne kategorine U-9 Djelmnia Shkodrane 2017-Shpresa , ku fitues doli ekipi i Shpresa. Ne finalen u-11 u ndeshen Djelmnia Shkodrane 2017-Shkodra ku fitues doli ekipi i Shkodra.

Nderkohe ne fund te aktivitetit, eshte zhvilluar edhe ceremonia e nderimit te ekipeve me te mira, por njekohesisht edhe i lojtareve me te mire duke filluar nga porta.

Sot do te ndalemi tek portieri me i mire i grupmoshes U11 per kete aktivitet teksa organizatoret kane vleresuar si te tille Rei Shpuzen e ekipit “Shpresa”.

Ne te gjitha ndeshjet e zhvilluara 10 vjeçari ka bere paraqitje shume te mira duke marre edhe vleresimet e te gjithe specialisteve te pranishem.

Shpuza ka konstruktin dhe te gjithe parametrat e tille qe mund te premtojne shume per te ardhmen, por kuptohet qe eshte heret per te dale ne nje konkluzion te tille, megjithate karriera ka nisur shume mire per Rein.

Trofeu i marre ne kupen “Autochthonous” padyshim qe do ta motivoje per te punuar edhe me shume, ne menyre qe te fitoje edhe te tjere ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/