Vllaznia e sotme ne perballjen me Laçin do te kete disa ndryshime ne krahasim me takimin e kaluar ndaj Flamurtarit qe u zhvillua para kater ditesh.
Keshtu eshte bere e qarte se do te mungoje per arsye kartonash mbrojtesi Shehi nderkohe qe rikthehet nga skualifikimi mesfushori Krymi.
Por nga ana tjeter konfirmohet fakti qe do te mungoje ne kete ndeshje mesfushori tjeter Ramadani i cili eshte i demtuar. Mungesa e tij konstatohet ne listen e lojtareve te grumbulluar per kete ndeshje dhe qe eshte bere publike nga vete klubi shkodran.
Por nderkohe ne listen e lojtareve te grumbulluar eshte edhe sulmuesi moldav Sidorenko te cilit i ka ardhur dokumentacioni dhe do te jete ne dispozicion te stafit teknik per takimin e sotem.
Pritet qe te jete nje perballje shume e forte dhe padyshim qe tifozet do kene mundesi te argetohen me ate çfare do te shohin gjate 90 minutave te ketij takimi qe do te startoje ne oren 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
www.shkodrasport.com