Sporti shkodram gjithmonë na ka dhuruar shumë personazhe interesantë. Të së kaluarës por edhe aktualë. Mbase, këta të fundit janë lënë disi në hije dhe nuk dimë shumë se çfarë bëjnë, kush janë, cilët janë pasionet e tyre.

Për këtë arsye, për lexuesit e gazetës sot kemi një intervistë mjaft të bukur me një personazh të njohur për sportin e basketbollit. Ajo është Orjeta Basha, e cila me dëshirën e madhe dhe me shumë pasion rrëfehet për “Shkodra Sport” për jetën e saj.

-Orjeta përshendetje dhe faleminderit që pranove të jesh pjesë e kësaj interviste. Ju uroj suksese edhe sa më shumë fitore në sportin e basketbollit.

-Faleminderit nga ana juaj për interesimin dhe për këtë intervistë.

-Nga rrjedha familjare Orjeta nuk duket rastësisht në fushën e basketbollit. Si lindi ai “klik” që u bëre pjesë e fushës?

-Nuk është aspak e rastësishme. Duke marrë parasysh që jemi një familje sportistash ishte probaliteti shumë i madh që do ndiqja rrugën e familjes, është pak me thënë që sporti ose më saktë basketbolli rrjedh në gjakun tonë kështu që pak me shtysa edhe pak nga kurioziteti i madh që kisha duke degjuar mamin duke folur për sportin, lindi dëshira që të bëhem pjesë e një sporti që të ngjall jetën.

– Ku do ta gjeje veten nqs nuk do të ishe në basketboll, ndonjë sport tjetër i preferuar apo ndonjë pasion i fshehtë i yti?

-Atëherë përvec sportit unë ndjek pasionin edhe më të madh të jem mësuese edukimi fizik dhe me plot gojë mund të them që më plotëson si njeri! Përveç kësaj jam shumë e sigurt që do ndiqja rrugën e fotografisë. Jam shumë e dhënë pas fotografisë.

-Shtylla mbështetëse për femrën e vecanërisht për ty është mami, të cilen e njohim të gjithe,po mungesa e babit a ka ndikuar tek ti?

-Për mamin (shënim: Nëna e Orjetës është e mirënjohura Xhuli Shestani (Basha) s’kam fjalë nuk ekzitojnë fjalë me e përshkru, kurse mungesa babit është humbja më e madhe që kam përjetuar. Është normale që ka ndikuar është diçka që nuk i urohet askujt edhe mungesa e boshllëku të ngel gjithmonë e asgjë se mbush, por jeta bën vetë të ecësh para.

-Cila është receta sekrete e një sportisteje të tonifikuar përveç ushtrimeve gjimnastikore, çfarë ju sugjeron të gjitha vajzave?
-Vajzave sa më shumë vrap,ecje në natyrë.Të mundohen sa më pak të rrin në vende të mbyllura edhe pse fitnesi është i domosdoshëm.

-Cila është arsyeja më e madhe për të cilën ti do të hiqje dore nga basketbolli?
-Dëmtimi fizik dhe nqs do më duhet të largohem me familjen diku, jo në Shqipëri.

-Sa “mësuese” e mirë ka qenë mami në përgjithësi për jetën dhe vecanërisht për basketbollin?

-Atëherë mamit i detyrohem gjithcka kush jam e si jam unë. Gjithcka rreth meje është e arritur falë saj. Mentorja mikja më e mirë që mund të kisha kërkuar. Sa e rreptë edhe kërkuese aq mbështetëse edhe e dashur. Për mamin s’kam fjalë, është dashuria më e madhe në jetë e krenaria më e madhe që kam.

-Si është mësuese Orjeta në aspektin e edukimit dhe sa të angazhuar janë fëmijët sot në sport?

-Mësuese Orjeta ka ndryshim mes Orjetës në jetë normal të përditshme dhe në raporte pune. Orjeta përdite veç luan e qesh kurse në punë pak le të themi e rreptë. Por siç të thashë edhe më sipër është pasion i madh më vjen natyrshëm e bëj me shumë qejf.

E dashuroj punën me fëmijë më jep shumë kënaqësi. Fëmijët në të vërtetë janë shumë të gatshëm shumë po thjesht ne duhet t’i japim pak shtysë.

-Duke ju uruar suksese të mëtejshme në të gjitha planet jetësore dhe një vit sa më të mbarë ju ftoj të uroni të gjithë sportdashësit e Shkodrës dhe Shqipërisë dhe pse jo një thirrje për ta dashur sportin ashtu si ju!
-Di të them veç duajeni sportin dhe duajini njerëzit. Dhuroni dashuri.
Intervistoi: Pamela RROKU