Edon Hasani ndodhet në Shkodër aktualisht, pasi është kërkuar nga drejtuesit e klubit për një takim, ku duket se është sqaruar gjithçka. Zyrtarisht, mesfushori nuk është më një lojtar i Vllaznisë dhe karriera e tij do të vazhdojë me Sepahanin në Iran, ku firmosi pak ditë më parë. Vetë lojtari sqaron për “Vip Sport” situatën: “Akualisht jam në Shkodër dhe jam takuar e kam folur me drejtuesit e Vllaznisë. Kemi mbyllur gjithçka në mënyrë pozitive dhe unë nuk jam më lojtar i skuadrës së qytetit tim.
Klubi do të sqarojë gjithçka edhe zyrtartisht. Kam hequr dorë nga detyrimet që klubi ka pasur ndaj meje, plus edhe një shumë që do të paguajë Sepahani për mua. Sot do të sqaroj gjithçka pesonalisht me një status në rrjetet sociale. Kjo është e gjitha” – është shprehur shkurt futbollisti shkodran, i cili do të pajiset me lejen e kalimit dhe në të ardhmen do të luajë në kampionatin iranian.
Në klubin shkodran duket se janë zbutur, pasi në fillim kishin një qëndrim tjetër dhe nuk donin ta lejonin Hasanin të largohej nga Vllaznia.