Pak ditë më parë, Vllaznia e futbollit të femrave u shpall për herë të gjashtë kampione e Shqipërisë. Një sukses mëse I merituar por sfida e këtij ekipi nga sa është kuptuar nuk është suksesi në kampionatin tonë, por ai në Europë.
Për këtë arsye, duket se edhe për sezonin e ri, ekipi shkodran do të ketë ambicje të mëdha për këtë gjë. Gjëja e parë që drejtuesit e tij kanë bërë, është konfirmimi në UEFA I pjesmarrjes së tyre të rradhës në Ligën e Kampioneve të Europës.
Më pas, presidentit Matija dhe stafit të tij do t’I duhet të bëjnë lëvizjet e duhura në merkato, për ta përforcuar skuadrën sepse kjo është e domosdoshme. Vllaznia në dy sezonet e kaluara ka qenë shumë pranë kalimit të turit të parë në këtë kompeticion të rëndësishëm.
Ajo arriti të marrë nga dy fitore në çdo edicion dhe në njërin rast, madje ka qenë një padrejtësi e vetë institucionit të futbollit europian që e la atë pa kaluar në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm.
Padyshim që e rëndësishme për momentin është pritja e hedhjes së shortit dhe gjithçka do të varet prej goglave. Nëse kundërshtarët do të jenë të nivelit tonë, atëherë presidenti Matija ka ndër mend të shpenzojë jo pak për gjetjen e lojtareve cilësorë duke filluar nga porta dhe duke përfunduar tek sulmi. Nëse dy rradhët e kaluara, kualifikimi nuk u arrit, shpresat dhe objektivat janë për të arritur herën e tretë.
© shkodrasport.com