Ndeshja e sotme ne mes Vllaznise dhe Korabit qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” do te transmetohet “live” nga rrjeti i Televizionit Publik Shqiptar duke nisur nga ora 15.00.
Pavaresisht se ne pamje te pare kemi te bejme me nje ndeshje jo dhe aq te rendesishme, interesimi per te ndjekur Vllaznine nga sportdashesit brenda e jashte vendit, mbetet i madh sepse kemi te bejme me nje emer te rendesishem te futbollit shqiptar.
Vllaznia do te luaje thuajse me formacionin e dyte ne kete takim, por edhe Korabi thuhet se do te kete disa mungesa te rendesishme. Megjithate kjo gje nuk do t’i pengoje futbollistet qe do jene ne fushen e lojes per te treguar vlerat e tyre me te mira ne kete perballje.
Shkodranet nuk kane lene asnje pike ne kete faze te trete te kampionatit dhe do te synojne te marrin fitoren e peste rradhazi ndaj Korabit, ndonese tashme nuk kane dhe aq shume motiv per te luajtur ngaqe objektivi per ngjitjen ne Superlige eshte arritur.
www.shkodrasport.com