Pas testit të kontrollit zhvilluar pasditen e djeshme në një përballje 60 minutëshe brenda-përbrenda ekipit, tek Vllaznia tashmë janë duke menduar për organizimin edhe të ndeshje miqësore me kundërshtarë të tjerë.

Sipas trajnerit Lika, objektivi është që deri në javën e parë të kampionatit, kuqeblutë të zhvillojnë edhe 2-3 ndeshje miqësore.

Ato do t’i shërbejnë stafit teknik për të parë më mirë mënyrën e përgatitjes së ekipit por edhe formën e gjithësecilit futbollist.

Miqësorja e parë do të zhvillohet fundjavën tjetër por ende nuk është vendosur se kush do të jetë kundërshtari.

Një alternativë mund të jetë Veleçiku por ndoshta edhe Besëlidhja. Megjithatë në ditët e ardhshme do të mësohen më shumë gjëra në lidhje me to.
© shkodrasport.com