Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e pasdites së të dielës mes Kukësit dhe Laçit, e zhvilluar në “Elbasan Arena”, pas mos liçensimit të impiantit të verilindorëve.

Ishin kurbinasit, ata që në të 78’ me Lushkjan kanë prishur festën e kuksianëve, pasi kanë barazuar rezultatin, duke shfuqizuar epërsinë e vendosur në të 42’ nga Melo për verilindorët.

Kukësi e Laçi e kanë nisur kështu me nga 1 pikë këtë kampionat të 80-të, duke dëshmuar rivalitetin që do të vijojë i fortë edhe në këtë sezon.

Kukësi-Laçi 1-1

Shënues: William 42’ / Lushkja 78’

Kukësi: Maloku, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Musolli, Shkodra, Çyrbja, William, Reginaldo, Harba.

Trajner: Armando Cungu

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eler, Jonuzi, Shtubina, Lushkja, Hadroj, Uzuni, Xhixha.

Trajner: Artan Mërgjyshi

Arbitër: Enea Jorgji