HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia krenohet me djemtë e akademisë, stafi i ka në plane për...

Vllaznia krenohet me djemtë e akademisë, stafi i ka në plane për sezonin e ri

Vllaznia u mposht në transfertën irlandeze, teksa u mposht 3-1 nga Linfield. Kjo sfidë ishte e vlefshme për turin e parë kualifikues të Conference Leagaue, teksa më 20 kuqeblutë në “Loro Boriçi” do të tentojnë të bëjnë përmbysjen e madhe.

Gjithësesi ajo që ka marrë vëmendjen në Shkodër është se në skaudrën e parë janë përfshirë afërsisht 10 lojtarë të rinj të dalë nga akademia, madje dy prejt yre siguruan edhe minuta në Irlandë. Gjithashtu edhe në miqësoren e ditës së djeshme kanë luajtur titullarë.

Për këtë klubi krenohet, ndërsa thekson se skuara ka kthyer sytë te akademia, ku Migen Memelli i ka në plane për sezonin e ri disa nga talentet kuqeblu.

“Lojtarët e Akademisë Vllaznia gjithnjë e më shumë në vëmendjen e stafit të ekipit të parë. Disa prej tyre u aktivizuan me sukses edhe në miqësoren e djeshme ndaj Buduçnost”, ka shkruar klubi shkodran në rrjetet sociale./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments