Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka çuditur jo pak me formacionin titullar të ndeshjes ndaj Tiranës duke vendosur të ul në stol Isli Hidin. Ky i fundit ka qenë shpeshherë heroi i durrsakëve në këtë sezon por duket se trajnerit nuk i kanë pëlqyer paraqitjet e fundit dhe ka menduar që veterani të kalojë mes rezervave.

Sa i përket zgjedhjeve të tjera, janë thuajse të gjithë titullarët e zakonshëm, me Latif që luan në majë të sulmit të skuadrës durrsake, e cila shpreson që ganezi të gjejë përsëri formën e tij dhe golat.

Ndërkaq, te Tirana ka disa surpriza, pasi trajneri Ardian Mema ka vendosur që t’i besojë një fanellë titullari të riut Muçi, duke lënë në stol ndërkohë emra si Daja e Sentamu.

Skënderbeu ka mposhtur me rezultatin 4-0 Kastriotin në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Ishte Gjergji Muzaka ai që kaloi në avantazh korccarët në minutën e 15-të, ndërkohë që në pjesën e dytë skuadra e Orges Shehit arriti të realizonte edhe 3 herë të tjera me anë të Oto Xhon dhe Blerim Krasniqit që realizoi dopietë në sfidën e sotme.

Me këtë triumf Skënderbeu ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 4-t. Ndërkohë për krutanët kjo humbje e ndërlikon shumë objektivin e mbijetesës.