Vushtrria e Samuel Nikajt tashmë është gjithnjë e më afër ngjitjes në Superligën e Kosovës. Gjashtë javë para fundit të kampionatit ajo udhëheq me meritë renditjen duke qenë e shkëputur pesë pikë nga vendi i dytë.

Trajneri shkodran vazhdon ta bëjë siç duhet detyrën e tij në krye të kësaj skuadre dhe me shumë mundësi do të në Superligë në fund të sezonit, duke e bërë Vushtrrinë ekipin e tretë rradhazi që e ngjit në kategorinë më të lartë pas Flamurtarit të Prishtinës dhe Kastriotit të Krujës.

Sot Vushtrria ka pritur në fushën e vet ekipin e Bashkimit të cilin e ka mundur me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga Rafuna e Ademi.

Ajo ka përfituar nga barazimi i Pejës në transfertë me Drenasin dhe kësisoj diferenca me të ka shkuar në pesë pikë, ndërkohë që ajo me Dukagjinin e vendit të tretë ka shkuar në 10 pikë.

Siç dihet, në Superligë dalin direkt dy skuadrat e vendeve të para dhe shanset që Vushtrria të jetë njëra prej tyre, janë shumë të mëdha kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fund të kampionatit.
www.shkodrasport.com