Vllaznia ka mbyllur përgatitjet ditën e sotme dhe është rikthyer në Shkodër. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa kanë marrë ngarkesën e duhur dhe janë gati për sfidën e së mërkurës kundër Tiranës, e vlefshme për finalen e Superkupës së Shqipërisë.
Para këtij takimi, është vendosur për një ndeshje miqësore. Lajmi bëhet i ditur në kanalin zyrtar të Vllaznisë ku thuhej:
“Ekipi i Vllaznisë ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet e saj 10 ditore në Ulqin dhe është rikthyer në Shkodër.
Forma e futbollistëve në prag të finales së Superkupës duket shumë e mirë, por për ta testuar sërish atë, skuadra do të zhvillojë ditën e nesërme një tjetër test miqësor, këtë herë ndaj Veleçikut”.
Kujtojmë që finalja Tirana – Vllaznia do të luhet në datën 7 dhjetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./newsport/