Në serinë e miqësoreve që “Vllaznia B” ka organizuar në prag të nisjes së kampionatit të kategorisë së parë, pasditen e sotme ajo do të luajë ndeshjen e rradhës. Përballë saj do të jetë ekipi i njohur i Besës së Kavajës. Takimi do të luhet në orën 16.30 në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe do të jetë një test serioz për të dy ekipet 8 ditë para nisjes së kampionatit.

Trajneri i shkodranëve Ervis Kraja ka thuajse të qartë në mendjen e tij idenë në lidhje me formacionin bazë por edhe gjithçka tjetër sa i takon ndeshjes së parë të kampionatit, asaj që do të luajë me Egnatian në Rrogozhinë. Megjithatë testi ndaj Besës do ta ndihmojë atë shumë për të parë realisht gjendjen e futbollistëve të tij. Objektivi i Vllaznisë B është bërë tashmë i qartë: zënia e njërit prej pesë vendeve të para të renditjes megjithatë nuk do të jetë e lehtë për ta arritur sepse edhe ekipet e tjera janë përgatitur fort për sezonin e ri.

www.shkodrasport.com