Edi Baša dhe Ante Aralica ishin dy nga afrimet që bënë ekipet e Superligës në merkaton e verës. Respektivisht i pari u afrua në ekipin e Kukësit ndërsa i dyti në rradhët e Vllaznisë.

Të dy të panjohur dhe për shumëkënd një “mister” dhe nga ata që mund të konsideroheshin si të “rradhës” në Superligë. Por të dy sulmuesit me origjinë nga Kroacia, janë ndër më të dalluarit në kampionat.

Baša po udhëheq me gola kuksianët. 28-vjeçari numëron 7 gola në kampionat duke qenë në këtë mënyrë lideri i verilindorëve dhe ai që po i udhëheq drej suksesit. Po ashtu edhe sulmuesi i Vllaznisë, Ante Aralica po tregon vlerat e tij në këtë sezon.

Shtatlarit kuqeblu ka shënuar 5 gola deri më tani në kampionat duke qenë shënuesi më i mirë i shkodranëve. Kjo edhe duke mos shënuar asnjë gol nga penallti, fakt që i shton më shumë vlerat e tij. Nesër të dy “bomberat” kroatë do jenë kundër njëri-tjetrit.

Kjo pasi do luhet edhe sfida e fundvitit mes Vllaznisë e Kukësit në “Loro Boriçi”. Të dy kroatët priten titullarë për skuadrat e tyre respektive dhe duket se goli do jetë një “çështje kroate” nesër në Shkodër.
Endri ÇINARI