Tek Vllaznia kane filluar te behen gati per ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Laçit. Perveçse ne aspektin teknik teksa po punohet per t’i dhene doren e fundit pergatitjeve te skuadres, drejtuesit e klubit jane duke u marre edhe me organizimin e ndeshjes.

Ata i bejne thirrje tifozeve per t’i mbeshtetur, nderkohe qe pak minuta me pare kane njoftuar edhe çmimet e biletave te kesaj ndeshje, nderkohe qe biletat do te dalin ne shitje nga paraditja e se premtes. Ja njoftimi i plote i klubit shkodran:

Sfida e parë e kampionatit, ajo Vllaznia- Laçi, do të luhet të shtunën pasdite në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në kampin shkodran janë duke marrë të gjitha masat për organizimin e kësaj ndeshje hapëse të kampionatit, duke shpresuar në nisjen me fitore të tij. Nga ana tjetër, që prej paradites të së premtes, do të nisë edhe shitja e biletave për këtë takim.

Që prej orës 10.00 dhe deri në orën 19.00 të kësaj dite dhe po ashtu edhe të shtunën nga ora 10.00 deri në 16.00 sportelet pranë stadiumit do të jenë të hapura për tifozët shkodranë që duan të sigurojnë një biletë për këtë takim. KF Vllaznia bën të ditur se çmimet e biletave për këtë sfidë do jenë si më poshtë:

Tribuna D 300 lekë
Tribuna A,B 500 lekë

Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë të jenë pranë skuadrës së Vllaznisë në këtë ndeshje të parë të kampionatit, për ta mbështetur atë drejt fitores.