Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e sotme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’.

Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinjo dha udhëzimet e fundit.

Lajme të mira edhe për sa i përket Kristjan Asllanit, i cili u stërvit normalisht me grupin. Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe duken më të karikuar se kurrë.

Sa i takon formacionit ende nuk ka asgje te kryer, por me shume gjasa Shqiperia edhe neser do te luaje me formacionin e zakonshem te ndeshjeve te fundit. Gjithsesi nuk perjashtohet mundesia te kete edhe ndonje ndryshim ne repartin e mesfushes.