Veleçiku nuk ia doli te marre pike ne ndeshjen e kaluar ndaj Beselidhjes ne Lezhe, megjithate ka qene nje 90 minutesh qe eshte shoqeruar me polemika te medha dhe po ashtu edhe me probleme ne lidhje me arbitrimin.
Drejtuesit koplikas jane te bindur se arbitrat ndikuan ne rezultatin e ketij takimi duke i ndeshkuar ata dhe rrjedhimisht duke favorizuar Beselidhjen qe ne fund te takimit duke luajtur ndaj Veleçikut me 9 futbolliste ne fushe, ia kane dale te fitojne me rezultatin 3-1.
Drejtori teknik Nuri Rexha ne nje prononcim te dhene per mediat i ka bere thirrje Federates per te nderhyre ne menyre qe te marre masa per fajtoret dhe arbitrime te tilla te mos perseriten me ne te ardhmen.
“Edhe pse takimi u luajt ne nje terren te renduar nga shiu, nuk kane munguar rastet dhe momentet e bukura. Por gjithçka ne kete ndeshje u prish nga arbitrimi i njeanshem. Na u mohuan dy penallti dhe skandali vazhdoi me akordimin e nje penalltie te paqene per Beselidhjen.
Kjo solli reagim dhe si rrjedhoje skuadra jone mbeti me 9 futbolliste ne fushen e lojes. Drejtuesit e Sektorit te Garave prane FSHF-se duhet te marrin masa qe gara te jete e ndershme. Nuk eshte hera e pare qe na ndodh kjo”- eshte shprehur drejtori Rexha./SHKODRA-SPORT.COM/