Vllaznia dhe Laçi do te perballen sot ne oren 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ne kuadrin e javes se 19-te te kategorise Superiore dhe padyshim qe pritet te jete nje sfide shume interesante.

Por perveçse nje perballje ne mes lojtareve te dy ekipeve, pritet te jete edhe nje duel i vertete ne mes dy trajnereve, Mirsad Jonuz dhe Armando Cungu.

Me siguri qe te dy ata i kane kushtuar vemendjen maksimale kundershtareve dhe duhet t’i kene studiuar edhe menyrat e lojes, vendosjen dhe shume gjera te tjera.

Jonuz “ka frike” nga dy gjera: E para, sulmi i kundershtarit qe me Nwabueze, Xhixhen dhe Grecen, eshte i rrezikshem dhe ne çdo moment çballancimi i lojes se skuadres se tij, mund ta ndeshkojne.

Por nga ana tjeter, tekniku i Vllaznise e ka shume merak edhe manovren sulmuese te skuadres se tij e cila deri me tani nuk ka qene ne lartesin e duhur. Hristov pas debutimit jo shume pozitiv, pritet qe sot te luaje me mire dhe te kete me shume bashkepunim me Hygor, Liken e Shtubinen.

Nga ana tjeter, Cungu duhet t’i kete marra masat e tij per te neutralizuar Hygorin qe “te mos ia mbushe shejtani” edhe sot e po ashtu edhe lojtaret e tjere te sulmit. Pika me e forte e skuadres se tij padyshim qe eshte loja e forte dhe me grinte e gjithe skuadres dhe ne veçanti mesfusha dallohet per kete gje.

Per kete arsye, ndeshjen mund ta fitoje skuadra qe do te gaboje me pak dhe do te shfrytezoje si duhet gabimet e kundershtarit. Barazimi nuk i intereson asnjeres dhe prandaj pritet te shohim nje 90 minutesh te bukur.
www.shkodrasport.com