Duke u njohur nme perberjen e kombetares shqiptare U-17, e grumbulluar nga trajneri Elvin Beqiri ne prag te turneut nderkombetar “Mercedes Benz Aegean Cup” qe u zhvillua para pak diteve ne Turqi, me terhoqi vemendjen emri i shkodranit Erald Kraja.

Eraldi ka lindur ne Frizichela (Faenza) me 20 korrik 2004. Prinderit e tij Arben dhe Albana Kraja, jane larguar nga Shkodra ne fillimet e Demokracise dhe si mjafte prinder ketu pertej Adriatikut perveç shkollimit te femijeve te tyre, i kane perkushtuar perkujdesje edhe aktivizimit te tyre ne futboll. Dhe jane me dhjetra talente qe po afirmohen dhe nje nder keto eshte edhe Erald Kraja.

Fillimisht Eraldi pasi ka bindur drejtuesit e Club Brisighella, duke luajtur ne rolin e mesfushorit por edhe te sulmuesit, ku per disa vite ka qene edhe kapiten skuadre, nuk ka qene e papritur dhe ftesa e “Club Faenza Calcio” per te vazhduar me tej prezencen e tij si nje talent me te ardhme dhe trajneri i tij Fabio Montevecchi i kane besuar gjithnje prezencen e tij ne formacion.

Dhe Eraldi  e ka justifikuar besimin e trajnereve si organizator por edhe si sulmues duke qene golat e tij vendimtar per fitoren. Skuadra e Faenzes per U16  deri tani ruan vendin e trete ne kampionatin zonal.

Eraldi, fale edhe shtatelartesise se tij 1.80 m, ka qene gjthnje problematik per skuadrat kundershtare ne goditjet standarte dhe ne finalizimin e aksioneve te skuadres se tij. Trajneri i tij tashti eshte i bindur se prezenca e Eraldit ne formacion eshte e e padiskutueshme.

Ne nentorin e vitit kaluar ne Milano, FSHF organizoi nje seleksionim te  talenteve shqiptare per moshat, ku prezantimi i Eraldit ishte bindes per grupin e selektoreve shqiptar ndaj dhe ftesa e pare ne adrese te tij nuk ishte rastesi, kjo patjeter dhe percaktuese nga vleresimi i trajnerit Beqiri.

“Ftesa per te shkuar ne Tirane prane ekipit kombetar U-17 per nje turne nderkombetar qe do te zhvillohej ne Turqi ishte per mua nje kenaqesi e veçante dhe ne nje kohe edhe me ngarkesa emocionale, pasi ishte rasti i pare qe do vihesha ne prove ne Shqiperi ku une kam dhe gjysherit nga nena e babai, si dhe mjaft te njohur ne Shkoder.

Nese ne dy ndeshjet e para nuk u aktivizova, ne dy ndeshjet e tjera trajneri Beqiri me dha mundesine te tregoja vlerat e mia. Kenaqesi dhe pse jo dhe nje krenari ishte per mua dhe fanella e Kombetares, gje do te ndikoje ne sigurine time per nje ecuri te suksesshme. Ishte nje pervoje e fituar qe me ngrohe per te qene edhe me kembengules ne stervitje e ndeshje ketu ne Faenza”-thote Eraldi.

Ai eshte ne vitin e pare ne Institutin Teknik ketu ne Faenza dhe i kushton nje vemendje edhe pergatitjes mesimore. Ne familjen Kraja futbolli ka hyre me pasionin dhe perkushtimin jo vetem te Eraldit por edhe dy vellezerve te tij Olionit 14 vjeçar dhe Aldos 10 vjecar qe luajne ne ekipet e moshave ne Brissighella, me deshiren per te ecur ne gjurmet e Eraldit.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 25.01.2020