Nesër Vllaznia do të udhëtojë drejt Pogradecit, vend ku do të qëndrojë për një javë për fazën përgatitore. Skuadra shkodrane e ka marrë mjaft seriozisht sezonin e ri futbollistik.

Trajneri Mirel Josa po tenton të mbajë me këmbë në tokë të tijtë, në mënyrë që të konsiderohen surprizë me fillimin e garës sportive. Pas eleminimit nga Kupat e Europës, në Shkodër ka rinisur puna për edicionin e ri futbollistik.

Lëvizjet kanë qenë të shumta, megjithatë priten edhe disa afrime të fundit për t’i vënë “vulën” merkatos. Skuadra duket e kompletuar, ndërsa pritet të rikthehet në formë optimale edhe Liridon Latifi.

Me zhvendosjen në Pogradec, kuqeblutë e Shkodrës do t’i japin fund edhe përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik duke u bërë gati për sfidën e parë të Superiores, në transfertë kundër Erzenit./newsport/