Vllaznia e ka lene pas ndeshjen me Erzenin e cila u mbyll ne barazim 2-2 dhe ka filluar te beje planet per sfiden e ardhshme, ate qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” te merkuren tjeter ndaj Partizanit.
Fakti qe kete jave nuk ka ndeshje, ka bere qe stafi teknik i kuqebluve ta lere skuadren pushim te shtunen dhe te dielen. Por nuk ka qene krejt keshtu per Migen Memellin.
Ai eshte pare mbremjen e djeshme ne tribunen e stadiumit “Arena e Demave” per te ndjekur ndeshjen ne mes Partizanit dhe Laçit, dy skuadra keto me te cilat Vllaznia do te ndeshet ne dy javet e ardhshme.
Kuptohet qe ai fare mire mund t’i kishte ndjekur edhe nga TV, por eshte ndryshe nga tribuna e stadiumit dhe natyrisht qe tashme numri 1 i pankines shkodrane do te kete nje ide me te qarte per menyren si do te luaje Partizani te merkuren tjeter ne Shkoder dhe pastaj Laçi ne fushen e tij pas dy javesh./SHKODRA-SPORT.COM/