Vllaznia do te luaje sot ne oren 19.00 (me oren tone) ndeshjen e pare te turit te dyte te kompeticionit europian “Conference League” ndaj AEL Limasol.

Ndeshja do te luhet ne fushen e ketij te fundit, pikerisht ne stadiumin “Tsirion”, qe ndryshe nga sa e kishin pritur shkodranet, linte shume per te deshiruar.

Futbollistet kuqeblu kane zbritur pasditen e djeshme ne kete fushe per te zhvilluar seancen e zakonshme te pragndeshjes, por edhe per t’u njohur me gjendjen e saj.

Por ajo me te cilen jane perballur ka qene vertete skandaloze. Qe nga hyrja ne stadium, e cila ishte krejtesisht e papershtatshme dhe deri tek tuneli i betonte qe te dergonte ne fushe, te krijonin pershtypjen e nje stadiumi jo komod.

Nderkohe, kur prekje fushen, zhgenjimi u shtua edhe me shume. Ne disa pjese te saj dukej qarte qe tapeti ishte zevendesuar me pjese te tjera, por bashkimi ishte bere ne menyren me te keqe te mundshme.

Po ashtu, pista e atletikes ishte shume prane flamurit te kendit, nderkohe qe edhe pankinat e lojtareve serish linin per te deshiruar shume. Per me shume, shikoni videon e meposhtme: