E kane lene prej kohesh futbollin, kane shkuar ne peshe, por kurrsesi nuk mund ta harrojne “zanatin” e tyre. E kemi fjalen per disa ish- futbolliste te Vllaznise te cilet i jane rikthyer serish fushes se blerte.

Ata kane qene te ftuar pasditen e djeshme te pranishem ne ceremonine e njevjetorit te “Basania Football Club” dhe madje kane zhvilluar nje ndeshje miqesore me stafin e kesaj te fundit.

Nje ndeshje qe eshte ndjekur me interes nga nje numer i konsiderueshem sportdashesisht te cilet kane patur mundesi te shohin serish duke luajtur futboll emra te tille si Safet Osja, Elvin Beqiri, Amarildo Belisha, Albert Kaçi, Edmond Doçi apo dhe Gilman Liken etj.

Kuptohet qe ata tashme nuk kane qene ne formen e duhur fizike por jane munduar te demostrojne vlerat e tyre me te mira, aq sa te gjithe te gjithe te pranishmit menduan se do te ishte me mire t’i shikonin sa me shpesh duke luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/