Vllaznia ka filluar pergatitjet per ndeshjet europiane diten e djeshme ne Shkoder dhe aty do te qendroje deri ne fund te javes.

Kjo sepse me pas do te lere qytetin dhe njekohesisht edhe Shqiperine sepse per nje periudhe dyjavore do te spostohet jashte vendit per zhvillimin atje te pjeses me intensive te pergatitjeve.

Kuqeblute mesohet se kane zgjedhur kampingun e Zllatiborit ne Serbi per fazen pergatitore. Nje kamping qe ofron jo vetem temperatura te uleta ne kete periudhe, por edhe kushte te mira dhe po ashtu edhe mundesi per ndeshje miqesore.

Ne dy javet e qendrimit ne Serbi, Vllaznia pritet te zhvilloje edhe 3-4 ndeshje miqesore me ekipe te njohura te cilat po ashtu sterviten ne kete kamping.

Ekipi shkodran ka qene edhe perpara shume vitesh ne kete kamping dhe kane mbetur shume te kenaqur me kushtet qe ai ofron dhe do rikthehen serish aty, tashme qe edhe ata jane rikthyer ne Kupat e Europes./SHKODRA-SPORT.COM/