Pergatitjet per ndeshjet e Kupave te Europes tashme kane nisur per Vllaznine, por nderkohe ne keto tre jave ajo do te zhvilloje edhe disa ndeshje miqesore qe do t’i sherbejne stafit teknik per te kolauduar skuadren.

E para do te zhvillohet diten e shtune dhe kundershtari i kuqebluve do te jete ekipi kampion i Malit te Zi, Buduçnost i Podgorices.

Ndeshja do te zhvillohet ne kryeqytetin e vendit fqinj dhe pritet t’u sherbeje te dy ekipeve ne pergatitjet e tyre. Akordi eshte arritur mes drejtuesve dhe tashme mbetet per t’u luajtur kjo miqesore.

Arsyeja pse eshte vendosur per te shtunen ka te beje me faktin se pikerisht ate dite Vllaznia do te lere Shkodres per te shkuar ne Zllatibor te Serbise per te zhvilluar atje fazen pergatitore dhe rruges do te ndalet ne Podgorice per te zhvilluar kete miqesore.

Ne fakt, mes Vllaznise dhe Buduçnostit tradita e miqesoreve eshte e hershme dhe pritet qe te vazhdoje edhe ne te ardhmen sepse jane dy ekipe te cilet i ndan nje distance prej vetem 50 kilometrash por edhe nje miqesi shume e mire./SHKODRA-SPORT.COM/