HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia luan nesër miqësoren e parë në tokën boshnjake

Vllaznia luan nesër miqësoren e parë në tokën boshnjake

Pas tre ditesh stervitje, ka ardhur momenti per te luajtur miqesoren e pare ne token boshnjake per ekipin e Vllaznise. Ajo do te luhet pasditen e neserme duke filluar nga ora 18.30.

Kjo ndeshje do te jete perballe ekipit vendas NK Medjugorje qe merr pjese ne ligen e dyte te Bosnje- Hercegovines. Drejtuesit e Vllaznise e kane nisur ndaj nje kundershtari te tille, disi me te lehte, per te rritur tempin pastaj ne dy miqesoret e tjera kur do te ndeshet me ekipe te Liges se pare.

Me interes ne miqesoren e neserme mbetet per t’u pare formacioni qe do te hedhe ne fushen e lojes trajneri Memelli, skema e lojes dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me Vllaznine e sezonit te ri.

Kujtojme qe perpos miqesores se neserme me NK Medjugorje, shkodranet kane planifikuar edhe nje miqesore me date 28 ndaj skuadres se Superliges se ketij vendi, NK Posusje, ndersa te fundit, nje dite para kthimit ne Shkoder, pra me 2 korrik, ndaj nje tjeter skuadre te Superliges boshnjake, NK Igman Konjiç./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments