Ekipi i Vllaznisë sipas programit stërvitor të stafit teknik, sot ka aplikuar dy seanca.

Paradreke është punuar në palestër ndërsa pasdreke ekipi është spostuar në fushën sportive “Reshit Rusi” ku ka punuar më tepër në aspektin taktik.

Natyrisht që nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse ndeshja me Kamzën po afron dhe skuadra duhet bërë gati për të.

Të paktën siç bëhet e ditur edhe nga faqja zyrtare e klubit, në rradhët e futbollistëve ka optimizëm për kalimin me sukses edhe të këtij takimi.

Megjithatë fjalët nuk mjaftojnë. Tashmë duhet pritur të shohim mënyrën si do reagojë skuadra në fushën e lojës.
© shkodrasport.com