Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me besimin e plotë për një rezultat poziv ndaj Laçit

Vllaznia me besimin e plotë për një rezultat poziv ndaj Laçit

Vllaznia ka mbyllur ditën e djeshme përgatitjet për takimin e rradhës në kampionat ndaj Laçit, që luhet ditën e sotme në orën 15:00 në stadiumin e Laçit.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, të besuarit e trajnerit Mirel Josa mbyllën përgatitjet me një seancë taktike, ku u provua edhe formacioni që do të zbresë në fushë.

Qendërmesfushori Elvedin Heriç, i cili pësoi një dëmtim pak javë më parë, ia ka dalë të riaftësohet në kohë dhe do të jetë i gatshëm ndaj Laçit. Mungesat që pritet të jenë për Vllazninë, do të jenë ato të Latifit, Jonuzit, Kainës, Boshnjakut dhe Hakajt, të cilët vijojnë terapinë riaftësuese pas dëmtimeve që kanë pësuar.

Atmosfera në grup është pozitive dhe shpresohet se ditën e sotme, shkodranët do të arrijnë fitoren e parë sezonale ndaj Laçit. Në dy javët e fundit, Vllaznia nuk ka marrë fitore, duke barazuar me Teutën dhe humbur me Partizanin.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments