Bajer Leverkuseni është i interesuar për të firmosur me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Megjithatë, “Sky Deutschland” zbulon se një marrëveshje ka më shumë gjasa që të ndodhë në merkaton e verës së ardhshme, kur kapitenit të Zvicrës i skadon edhe kontrata në “Emirates”.

Xhaka u ka thënë miqve të tij për një rikthim në Bundesligë më vonë në karrierë, ndërsa ai është i përqendruar për të luftuar deri në fund për të fituar titullin me skuadrën e Mikel Artetës, i cili e ka një titullar të padiskutueshëm.