Njeren prej tre pengesa ne rrugen drejt arritjes se objektivit te ti, Veleçiku “e hoqi qafe” pasditen e sotme. Pikerisht ekipin e Naftetarit, te cilin e mundi me rezultatin e thelle 4-0 ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Vellezerit Duli” ne Koplik.

Miqte nga Kuçova kane rezistuar vetem ne pjesen e pare e cila eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0. Krejt ndryshe do te ndodhte ne te dyten. Ka qene minuta e 48-te kur Arsen Banushaj do t’i kalonte ata ne avantazh.

Pak minuta me vone do te ishte rradha e te mirenjohurit Arsen Hajdari per te dyfishuar shifrat dhe pas ketij momenti çdo gje eshte bere me e lehte per djemte e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli. Ata madje kane arritur te shenojne edhe dy gola te tjere dhe ta kompletojne fitoren e tyre te thelle.

Por perpara se te ndodhte kjo gje, ne fushe ka patur edhe debate mes futbollisteve te te dy ekipeve dhe si rrjedhoje arbitri i takimit eshte detyruar te nxjerre tre here kartonin e kuq. Dy prej lojtareve te ndeshkuar kane qene ata te Veleçikut, pikerisht Ujkaj dhe Lopçi si dhe Gjolikaj i Naftetarit.

Megjithate kjo nuk e pengoi Veleçikun te shenonte serish. Brajan Shekaj ne minuten e 70-te dhe Joald Ivziku ne minuten e 77-te do te ishin autoret e dy golave te tjere dhe ketu do te mbyllej gjithçka me fitoren e thelle 4-0 te Veleçikut. Ne kete menyre ai ka siguruar te drejten per te luajtur finalen e grupit A.

Perballe tij do te jete ekipi i Valbones se Tropojes. Ky i fundit ka fituar po sot ndaj ekipit te Sopotit te Librazhdit me rezultatin 2-0. Ndeshja Veleçiku- Valbona do te luhet ne nje fushe asnjanese qe do te caktohet nga Federata Shqiptare e Futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/