Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka fituar ndeshjen e pare te fazes play-off, ate ndaj Kamzes dhe si rrjedhoje ka hedhur nje hap te rendesishem per kualifikimin ne gjysmefinale. Megjithate duhet pranuar se nuk ka qene nje fitore aspak e lehte, kjo e mbremjes se sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kuqeblute e kane nisur shume mire ndeshjen dhe si rrjedhoje kane arritur t’i mbyllin 10 minutat e pare ne shifrat 24-13. Kur pritej qe ne te dyten te rritej loja e tyre, ne fakt nuk ndodh kjo dhe si rrjedhoje e disa gabimeve te njepasnjeshme, Kamza arrin ta ngushtoje shume rezultatin sepse e mbyll kete 10 minutesh me shifrat 20-13 dhe si rrjedhoje Vllaznia shkon ne pushim me nje diference prej vetem 4 pikesh.

Momenti jo i mire i Vllaznise do te vijonte edhe ne perioden e trete e cila fitohet serish nga Kamza 28-18 dhe duke e kaluar rezultatin ne avantazhin e saj. Por djemte e trajnerit Bekteshi do te reagonin ne perioden e fundit, fillimisht duke barazuar rezultatin ne 75-75.

Kamza shenon serish duke shkuar ne 77-75, por vetem kaq sepse shkodranet marrin frenat e lojes ne dore duke rikthyer avantazhin ne 78-77 dhe per ta mbyllur krejt ndeshjen me fitoren e saj 83-77. Nje fitore kjo me shume vlere, qe do t’i jape zemer per sfiden e kthimit.

Protagonisti kryesor i Vllaznise ne kete ndeshje ka qene serish Wilkind me 28 pike te shenuar, ndersa te tjerat jane realizuar nga Saab (20), Tucker (17), Gjeçaj (14) dhe Rakaj (4). Ndeshja e dyte ne mes ketyre dy ekipeve do te luhet te shtunen ne ora 19:00 ne Kamez dhe ne rast fitoreje serish te Vllaznise, ajo do te siguroje kualifikimin ne gjysmefinale. Ne rast te kundert, do te jete e nevojshme te luhet nje ndeshje e trete ne Shkoder./www.shkodrasport.com/