HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVllaznia me dy mungesa në formacion nesër në Burrel

Vllaznia me dy mungesa në formacion nesër në Burrel

Kur dukej se gjërat po shkonin mirë tek Vllaznia në pragndeshjen me Burrelin, papritur për stafin teknik kanë dalë dy probleme.

Bëhet fjalë për dëmtimet e dy prej lojtarëve titullarë të cilat do ta detyrojnë trajnerin Lika të bëjë ndryshimet e duhura.

Kështu, mbrojtësi i majtë Antonio Marku ka ndjerë shqetësime dy ditët e fundit dhe nuk ka mundur dot të stërvitet me grupin.

Nga ana tjetër, mesfushori Ardit Krymi në seancën e sotme nuk ka mundur ta çojë atë dot deri në fund për disa shqetësime që ka ndjerë dhe për këtë arsye, e ka ndërprerë atë në mes.

Të dy këta futbollistë nuk do të luajnë nesër ndaj Burrelit dhe normalisht që kanë krijuar një problem që tashmë mbetet për t’u zgjidhur nga ana e stafit teknik.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments