Vllaznia luan nje tjeter ndeshje te rendesishme ne kampionat ate ndaj Kukesit. Ne kete ndeshje shkodranet do te jene pa kapitenin Gurishta, golashenuesin me te mire te ekipit Hoxhaj dhe brazilianin Da Silva.
Trajneri Brdariç me keto mungesa te rendesishme eshte vene paksa ne dileme per formacionin startues. Ndonese per Da Silven dhe Hoxhaj gjindet zevendesuesi, e njejta gje nuk mund te thuhet per Gurishten, kapitenin e Vllaznise ku me paraqitjet e mira eshte kthyer ne pike referimi per ekipin e tij.
Aktualisht Vllaznia nuk ka nje mbrojtes te djathte qe te jete zevendesues i Gurishtes dhe ne keto kushte Brdariçit i duhet te improvizoje.
Trajneri gjerman do mund te ideoje nje formacion 3-5-2 ose serish formacionin 4-3-3, duke aktivizuar Krujen si mbrojtes i djathte.
Vllaznia edhe pse me mungesa do te synoje fitoren e radhes si ndaj Teutes. Te presim diten e ndeshjes. Shpresojme qe Vllaznia te arrije rezultat pozitiv dhe te ruaje ecurine e mire.
Andi GJURGJEJ