Terbuni nuk ia doli te ngjitej ne kategorine e pare sepse rrugetimi i tij u mbyll ne ndeshjet play-off kur u mund nga Iliria. Megjithate skuadra pukjane do ta provoje serish ne sezonin e ri dhe ambicjet e drejtuesve duken shume te medha per arritjen e ketij objektivi.

Dhe puna duket se ka nisur me konfirmimin e trajnerit aktual. Qe do te thote se Sinan Bardhi do te jete ne krye te skuadres edhe ne sezonin e ri sepse drejtuesit e kane vleresuar si shume pozitive punen e tij. Ka qene vete trajneri i cili e ka konfirmuar kete gje ne nje prononcim te dhene per mediat e shkruara kur ka deklaruar:

“Falënderoi drejtuesit e Tërbunit që më besuan drejtimin e ekipit edhe për sezonin e ri. Ekipi ka filluar pushimet, ndërkohë që unë jam duke punuar për të gjetur lojtarë cilësorë për repartet që shfaqën dobësi në sezonin e fundit.

Mendoj se 5 afrime do të jenë të mjaftueshme për përforcimin e ekipit. Drejtuesit kanë si objektiv ngjitjen e Tërbunit në Kategorinë e Parë, prandaj përforcimet janë të nevojshme.

Do të ulem të bisedoj me presidentin Rrok Doda, shefin e klubit Bujar Mehaj dhe drejtorin teknik Alfred Pjetri për këtë çështje. Ekipi do të jetë pushim deri në fund të qershorit”./www.shkodrasport.com/