Rritja e çmimit të produkteve dhe naftës ka ngritur Shqipërinë në protestë. Një e tillë pritet të mbahet të premten në orën 17.00 në Berat. Klubi i Futbollit të Tomorit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i fton të gjithë që të marrin pjesë.

“Jashtë sportit, futbollit dhe FK Tomorit por totalisht në brendësi të përditshmërisë tonë. Edhe në Berat ka nisur një organizim për një protestë, ashtu si kudo në Shqipëri.

Është një protestë mbi rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve.Nëse mendoni se prekeni sado pak nga kjo rritje e çmimeve duhet të bashkoheni duke nisur nga ora 17:00 tek ura e re dhe deri te bashkia e qytetit” – shkruan klubi.

Protestat në vendin tonë janë shtrirë në një pjesë të vendit, teksa harta mund të zgjerohet në ditët në vijim.