Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me një mungesë të rëndësishme për ndeshjen e rradhës ndaj Partizanit

Vllaznia me një mungesë të rëndësishme për ndeshjen e rradhës ndaj Partizanit

✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Vllaznia do ta luajë ndeshjen e saj të rradhës të dielën në ora 16:30 ndaj Partizanit në “Arena e Demave”. Një sfidë shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht edhe delikate sepse do të vendosë jo pak gjëra për të ardhmen e kuqebluvee.

Për këtë takim ndaj të kuqve, trajneri Edi Martini nuk do të ketë të gatshëm njërin nga lojtarët titullarë dhe njëkohësisht një nga pikat më të forta të skuadrës së tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin Erdenis Gurishta.

Numri 2 i skuadrës kuqeblu ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë dhe si rrjedhojë është i skualifikuar për takimin e rradhës ndaj të kuqve. Kartoni i verdhë i marrë në sfidën e fundit ndaj Dinamos, në këtë mënyrë ka rezultuar përcaktues për këtë mungesë tek Vllaznia.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zëvendësohet Gurishta. Alternativat janë disa, megjithatë stafi teknik me Martinin në krye janë duke i studiuar të gjithë opsionet dhe në fund do të zgjedhin më të mirin e mundshëm për ta.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments