Ndonese mes shume problemesh, çiklistet e Vllaznise kane bere nje tjeter paraqitje te mire ne garen e rradhes, ate qe eshte zhvilluar diten e sotme ne Kavaje nga Bashkia e ketij qyteti ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Çiklizmit.
I emertuar trofeu “26 Marsi”, aktiviteti i sivjetem ka shenuar edhe pjesmarrjen me te madhe te çiklisteve sepse ne gare kane qene te rregjistruar mbi 100 te tille teksa perpos me te mireve te Shqiperise, kane marre pjese edhe çikliste nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, gje e e ka bere garen edhe me te forte.
Vllaznia ka marre pjese me 7 sportiste teksa disa prej tyre kane qene te rinj per te cilet ishte gara e pare dhe natyrisht qe nuk kishte shume pretendime prej tyre. Nderkohe nje figure te mire kane bere sportistet Bruno Kola, Marçelo Kola dhe Bekim Tafili.
Ky i fundit ka konkurruar ne kategorine e kadeteve dhe ka bere nje gare shume te mire duke qene nje nga protagonistet kryesore te saj deri ne fund teksa vetem finishi ka ndare fituesit dhe Bekim Tafili eshte renditur i treti duke u ngjitur gjithsesi ne podium. Ai ka marre vleresime te shumta nga specialiste te ketij sporti per performancen e bere ne kete gare.
Nderkohe ne konkurrimin e te rriturve, ka spikatur Bruno Kola i cili eshte shkeputur per shume kilometra bashke me 6 sportiste te tjere por vetem ne kilometrat e fundit ka patur nje problem muskular, çka e ka penalizuar shume per te mos qene ne mes me te mireve.
Megjithate per trajnerin Leonat Kola, te tre keta sportiste kane bere me te miren e tyre, duke pase parasysh ditet e pakta te stervitjes qe kane patur si rrjedhoje e problemeve qe ky ekip ka me bazen materiale dhe karburantin per stervitje. E nese nuk zgjidhet, padyshim qe gjerat do te veshtiresohen edhe me shume, por shpresat jane qe dikush te reagoje./SHKODRA-SPORT.COM/