Vllaznia e basketbollit te meshkujve po mbyll nje prej sezoneve me te veshtira ne historine e klubit. Shkodranet kane rene matematikisht nga Superliga, teksa edhe dje rregjistruan humbjen e 18-te ne 19-ndeshje te zhvilluara ne kampionat.

Nje situate dramatike kjo, por e paralajmeruar prej kohesh nga trajneri Damian Bekteshi, per shkak te problemeve financiare ne klubin kuqeblu. Megjithate, trajneri shkodran shpreson qe ne sezonin e ardhshem, Vllaznia do te jete serish pjese e elites.

Bekteshi u shpreh se po mundohet t’i jape rendesi elementit te ri per ne vazhdim, ndersa theksoi se i dhemb zemra e shpirti kur e mendon se sezonin e ardhshem Vllaznia nuk do te jete pjese e elites se basketbollit shqiptar. Me poshte mund te lexoni edhe intervisten e tij.

Elementi i ri – Po mundohem t’i jap rendesi elementit te ri, qe edhe ata te kene minuta, duke pasur parasysh se edhe kontigjenti i basketbollisteve ka ardhur duke u zvogeluar. Me ikjen e njerit prej amerikaneve pritet qe te ike edhe tjetri. Keto ndeshjet e fundit shpresoj t’i jap me shume minuta elementit shkodran qe t’i kem per sezonin e ardhshem.

Situata aktuale – Ne kete situate qe jemi, eshte shume e veshtire qe djemte te motivohen, duke pasur parasysh se kjo ishte dicka qe e kisha paralajmeruar me kohe. Na dhemb zemra dhe shpirti kur e dime qe sezonin e ardhshem nuk do te jemi me ne eliten e basketbollit, por shpresojme qe te rregullohen gjerat dhe te behet me 10-ekipe, gje qe eshte e veshtire, sepse ky eshte ai rregulli qe kemi kerkuar qe sa kohe. Kjo eshte ne dore te FSHB, por ne do te bejme punen tone dhe shpresojme deri ne fund.

Ndryshimi i rregullores – Nese kampionati behet me 10-ekipe, do kemi disa lajme te mira edhe pse pak vone. Mund te rregullojme shume gjera, por ne qofte se ekipi do te mbese nje kategori me poshte, do te jete e veshtire, duke pasur parasysh se nuk do kemi mundesi te luajme ne elite dhe ne kompeticione nderkombetare. Kjo e ben edhe me te veshtire afrimin e donatoreve dhe sponsoreve. Te shpresojme qe te rregullohet ne vazhdim dhe sic thashe, kampionati te behet me 10-ekipe. Atehere, mund te them qe do kemi permiresim te situates.

Paralajmerimi prej kohesh i Bekteshit – Vjet e cova ekipi aty ku askush nuk e priti, por sivjet mungesa e anes financiare na krijoi shume boshlleqe ne ekip. Une ju thashe edhe me lart, e kam paralajmeruar shume here qe do vije kjo kohe, por fjalet e mia rane ne vesh te shurdher dhe askush nuk u afrua te merrte mundimin per te bere dicka. Shpresoj qe apele te tilla te mos mbesin me ne vesh te shurdher, jo vetem per ekipin tim, por per te gjitha lojerat me dore ne Shkoder, sepse sot e kisha une, neser do ta kene ekipet tjera ne qofte se do te vazhdohet me kete situate. Kete qe them e them si sportdashes i sportit ne Shkoder, jo si trajner i basketbollit.

E ardhmja e Bekteshit tek Vllaznia – Ne qofte se, drejtuesit mendojne qe une te vazhdoj ne drejtimin e ekipit, une nuk do ta leshoj. Te thashe, vjet e mora ekipin dhe e cova ne finale. Sivjet, patem kete ecuri te dobet. Une do t’i dal per zot ekipit dhe me ndihmen e shokeve dhe te basketbollisteve, ta sjellim edhe njehere Vllaznine aty ku e meriton dhe sic i ka hije”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznise ne basketboll per meshkuj, Damian Bekteshi.
Maringlen ZHIVANI