Vllaznia ka marre nje pike me shume vlere ne perballjen e sotme me Kukesin dhe ajo padyshim qe do te ndikoje per mire edhe tek skuadra pikerisht ne prag te sfides se rradhes me Partizanin.
Por nderkohe, per kete takim trajneri Jonuz nuk do te kete ne dispozicion njerin nga titullaret, pikerisht mbrojtesin Herald Marku. Ai ka marre pasditen e sotme kartonin e katert te verdhe dhe si rrjedhoje do t’i duhet te pushoje per takimin e rradhes, ate ndaj te kuqve.
Nje mungese e tille kuptohet qe duhet rikuperuar nga ana e stafit teknik dhe tashme mbetet per t’u pare se si do ta zgjidhe ate. Alternativat me te mundshme jane aktivizimi i Gurishtes ose Gligorove ne kete pozicion.
Te dy ata ne ndeshje te veçanta e kane provuar te luajne aty, ndonese nuk eshte vendi ideal per ta. Vllaznia e ka problem krahun e majte te mbrojtjes sepse edhe lojtari qe ishte planifikuar per titullar, ugandezi Walusimbi u largua ne gjysem te kampionatit dhe vendi i tij ka mbetur bosh.
Marku eshte detyruar te luaje shumicen e kohes si mbrojtes i majte ndonese pozicioni i tij eshte ne mesfushe dhe pergjithesisht ka bere paraqitje te mira, ndonese kuptohet qe ka patur edhe oshilacionet e veta edhe ai si gjithe te tjeret.
www.shkodrasport.com