Zërat që kanë qarkulluar ditën e sotme për kontakte mes KF Flamurtarit të Prishtinës dhe trajnerit Samuel Nikaj, kanë trazuar jo pak ambientin në klubin e kryeqytetit. Drejtuesit e klubit insistojnë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se Artim Shaqiri është i padiskutueshëm në pankinën e Flamurtarit.

“Trajneri ynë është Artim Shaqiri, nuk kemi asnjë kontakt me Samuel Nikajn për pankinën”, theksoi për Vip Sport drejtori i klubit, Agim Hasani, i cili ishte ai që negocioi pak javë më parë me ish-futbollistin e njohur që të merrte këtë detyrë në radhët e skuadrës kosovare.

Flamurtari këtë sezon pritet të ketë ambicie më të mëdha dhe të synojë renditjen mes skuadrave të para, për të synuar pjesëmarrjen historike në Kupat e Europës. Për këtë arsye është menduar që të afrohet një trajner sa më cilësor që të drejtojë skuadrën e qytetit të Prishtinës. /vipsport/